Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut njoftoi se të paktën 2.665 civilë janë vrarë dhe 3.053 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia nisi luftën, transmeton Anadolu Agency (AA). Zyrtarisht bëhet e ditur se në mesin e të vdekurve janë gjithashtu 161 fëmijë, që nga 24 shkurti kur filloi “operacioni special ushtarak”. Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e lansimit të më shumë raketave, si dhe sulmet raketore dhe ajrore. Shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë vazhduar armiqësitë intensive është vonuar. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar përmes një kumtese tha se është “thellësisht i alarmuar” nga situata në Mariupol, qyteti-port që Rusia pretendon se e ka pushtuar.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …