Lufta në Afganistan, e cila filloi në vitin 2001, Amerikës i ka kushtuar 975 miliardë dollarë e qindra mijëra të vrarë dhe të gjymtuar

Të paktën 20 civilë afganë, duke përfshirë edhe 12 fëmijë, u vranë të premten në një sulm ajror në Afganistanin lindor

Të paktën 20 civilë afganë, duke përfshirë edhe 12 fëmijë, u vranë të premten në një sulm ajror në Afganistanin lindor, thanë zyrtarët lokalë, njofton Hina. Sulmi ajror kundër komandantit lokal taleban, Sharifa Maviju në krahinën lindore të Afganistanit të Kunarit është i fundit në një seri sulmesh kundër  udhëheqësve të shquar kryengritës, duke përfshirë edhe guvernatorin në hije të krahinës jugore strategjike të Helmandit, i cili u vra më 2 dhjetor. Forcat afgane këtë muaj, me mbështetjen e këshilltarëve amerikanë dhe forcave ajrore, vranë disa komandantë ushtarakë të talebanëve. Kjo taktikë rriti rrezikun e viktimave civile. Abdul Latif Fazli, zyrtar i qeverisë krahinore, tha se 12 fëmijë dhe tetë gra u vranë të premten dhe 15 të tjerë u plagosën.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …