Të paktën 20 njerëz janë vrarë në një klub nate në qytetin e Londrës Lindore, në Afrikën e Jugut

Të paktën 20 veta  janë gjetur të vdekur në një klub nate në qytetin e Londrës Lindore,  në Afrikën e Jugut. Trupat janë gjetur në tavernën Enyobeni në orët e para së të dielës dhe dhjetëra persona tjerë besohet se janë të plagosur. “Shkaqet e këtij incidenti janë duke u hetuar teksa po flasim”, ka thënë një zëdhënës i policisë për kanalin afrikan, Newzroom. “Ne nuk dëshirojmë të bëjmë spekulime në këtë fazë”, kanë thënë zyrtarët. Është raportuar se familjarët e viktimave nuk kanë arritur të shohin trupat e viktimave. Një numër i madh i personelit të emergjencës gjendet në skenën e incidentit.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …