Të paktën 31 fëmijë e të rritur janë vrarë nga të shtënat masive në një provincë verilindore të Tajlandës

Të paktën 31 fëmijë e të rritur janë vrarë nga të shtënat masive në një provincë verilindore të Tajlandës

Të paktën 31 fëmijë e të rritur  janë vrarë nga të shtënat masive në një provincë verilindore të Tajlandës, ka deklaruar një zëdhënës i policisë. Të shtënat ndodhën në një kopsht fëmijësh në Nong Bua Lamfu. Policia njoftoi se janë vrarë të rritur dhe fëmijë dhe se autori i krimit monstruoz ishte një ish-polic. Zëdhënësi i Zyrës Rajonale për Çështje Publike tha se deri më tani janë konfirmuar 26 vdekje – në mesin e të vdekurve janë 23 fëmijë, dy mësues dhe një polic. Ndërkohë është raportuar se ka më shumë se 31 viktima, duke përfshirë një numër të madh fëmijësh. I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes me një kamionçinë të bardhë”, tha Çeng. Mediat tajlandeze raportojnë se bëhet fjalë për një vrasës,  ish-oficer policie tajlandeze, i cili u lirua nga detyra më herët.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …