Të paktën 32 mijë palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit të kaluar, transmeton Anadolu. Në ditën e 180-të të sulmit vdekjeprurës izraelit në Rripin e Gazës, Ministria e Shëndetësisë me bazë në enklavë tha se sulmet e vazhdueshme gjithashtu kanë plagosur mbi 75.570 palestinezë. Ministria palestineze theksoi se në 24 orët e fundit Izraeli kreu “pesë masakra kundër familjeve në të gjithë Rripin e Gazës, që lanë 59 martirë dhe 83 të tjerë të plagosur. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, theksohet në njoftim. Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …