Mediet në Amerikë kanë bërë të ditur se të paktën 38 qytetarë kanë vdekur nga pasojat e motit te ftohtë që i ka goditur Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë. Zyrtarët thonë se 34 njerëz vdiqën në zonën më të goditur të qytetit Buffalo, në shtetin e Nju Jorkut. Katër njerëz mbetën të vdekur në Kanada kur një autobus u përmbys në një rrugë me akull pranë qytetit Merritt, në provincën perëndimore të British Columbia. Më shumë se 2.800 fluturime në Amerikë, janë anuluar ditën e Krishtlindjeve. Shteti perëndimor amerikan, Montana është më i godituri nga i ftohti, me temperatura që bien -45 gradë. Më shumë se 55 milionë amerikanë mbetën nën alarmin e të ftohtit të erës ditëve të fundit. Stuhia dimërore e ka ndërprerë udhëtimin nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka shkaktuar vështirësi të shumta në komunikacion.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …