Të paktën 7 njerëz u vranë në rajonin e Khersonit nga një sulm i artilerisë ruse

Të paktën 7 njerëz u vranë sot në rajonin e Kersonit nga një sulm artilerie ruse Në fshatin Shiroka Balka humbën jetën tre të rritur dhe një foshnjë, mes tyre një çift dhe të porsalindurin e tyre 23 ditësh, ndërsa djali 12-vjeçar i çiftit ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Gjithashtu, dy burra u vranë në Stanislavov, ku u plagos edhe një grua. Kemi ditë që denoncojmë vdekjen e fëmijëve viktima të konfliktit në Ukrainë. Nëse të dhënat e sotme do të vërtetoheshin, do të ishin në përputhje me ato që kemi theksuar në këtë periudhë, pra më shumë se 500 fëmijë të vrarë dhe 1117 të plagosur në total, nga 1654 fëmijë të prekur. Këto janë vetëm raportet që Kombet e Bashkuara kanë mundur të verifikojnë sepse numri i vërtetë i viktimave në mesin e fëmijëve është ndoshta shumë më i lartë. Këtyre duhet t’u shtojmë të gjithë ata që rrezikojnë të vdesin ose të gjymtohen kur armët dhe municionet shpërthyese përdoren në zonat e banuara”. Kështu thuhet në një shënim nga Andrea Jakomini , zëdhënës i Unicef-it në Itali.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …