Të pamposhtur dhe të pandalshëm – KH “Rahoveci” triumfon në Superkupën e Kosovës!

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi ka uruar skuadrën e Hendbollit të Rahovecit me rastin e triumfit në finalen e Super Kupës “Izet Gjinovci”. Ai në rrjetin e tij social facebook ka shkruar:

“Dua ta shpreh krenarinë dhe emocionin tim për ekipin tonë të pamposhtur të KH “Rahoveci”, pas fitores së jashtëzakonshme me rezultat 38:34 në Superkupën e Kosovës në Hendboll, kundër KH “Kastrioti” nga Ferizaj.

Gjithashtu, dua të theksoj edhe suksesin e jashtëzakonshëm të ekipit të femrave, ku KHF “Ferizaj” fitoi me rezultat të ngushtë 36:34 kundër KHF “Istogu”.

Djemtë tanë luajtën një lojë fantastike, duke treguar vendosmëri dhe shpirt luftarak nga fillimi deri në fund.



Ky sukses është një dëshmi e përkushtimit dhe e punës së palodhur të lojtarëve dhe të stafit të KH “Rahoveci”.

Jam jashtëzakonisht krenar për ju dhe ju falënderoj të gjithëve që na dhuruat këto emocione të mëdha për Rahovecin!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur dëgjimin buxhetor për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027.

Kuvendi Komunal i Skenderajt të premtën ka mbajtur dëgjimin buxhetor për vitin 2025 dhe parashikimet …