Për nderë të muajit të ndërgjegjësimit me kancer të gjirit sot organizata rinore “Iuventa” mbjelli lule te parku pranë Spitalit Rajonal të Ferizajt si mesazh sensibilizues ndaj kësaj sëmundje e cila ka prekur shumë gra të vendit tonë. Prezent ishin përfaqësuesja e kësaj organizate Demjana Hasani e cila tregoi se “ky vend do jetë një simbol i të gjitha atyre grave që luftojnë çdo ditë me këtë sëmundje dhe të tjerëve që të mësojnë më shumë se kjo shenjë e dizajnuar nëpërmjet luleve i dedikohet të gjithë atyre heroinave të mbijetuara dhe luftëtarëve që po luftojnë me këtë sëmundje. “Për një fjalë rasti përshëndeti edhe shefi i kabinetit të Kryetarit të komunës së Ferizajt, Albion Sherifi i cili falënderoi të pranishmit dhe organizatorët për aktivitetin e realizuar dhe i përgëzoi në emrin personal dhe në emër të Kryetarit Aliu të rinjtë e kësaj organizate për iniciativat e tilla në të mirë të komunitetit. Për të përshëndetur të pranishmit u ftua edhe Udhëheqësja e Sektorit Rinisë Dashurie Ahmeti e cila i përgëzoi të rinjtë për iniciativa të tilla, duke i inkurajuar që të mos hezitojnë të bashkëpunojnë me Sektorin e Rinisë dhe Drejtorinë e Kulturës për çdo kërkesë për aktivitete të tilla. Të pranishme ishin edhe anëtare të Kuvendit Komunal, të mbijetuara të kësaj sëmundje dhe aktivistë tjerë. Ky aktivitet u mbajt në kuadër të javës së Iuventës e cila po zhvillohet këto ditë në shenjë solidarizimi me muajin rozë dhe personat me sindromin down.