Data korrespondon me përvjetorin e dhjetë të përurimit të objektit të ri të teqes (2007) që u rindërtua pasi objekti i vjetër ishte cak i djegieve e shkatërrimeve të pushtuesit serb më 1999. Ngjarja zhvillohet më 14.07.2017 me fillim në orën 11:00 në ambientet e Hotel Pashtrikut në qendër të Gjakovës. Pjesëmarrës do të jetë Shenjtëria e Tij, Kryegjyshi botëror bektashi, Dedebaba Mondi dhe drejtues të besimeve të ndryshme fetare nga Kosova e Shqipëria.
Axhenda:
Ora 11:00 – 12:00 – Përshëndetje nga Haxhi Dede Edmond Brahimaj, përfaqësuesit e komuniteteve fetare të Kosovës si dhe nga Baba Mumin Lama.
Ora 12:00 – 13:00 – Kumtesa mbi rolin historik të Teqesë së Gjakovës dhe kontributin e Baba Qazim Bakallit.