Të premten hapet çerdhja e fëmijëve në Duhël të Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka mbajtur takimin e radhës me Këshillin e drejtorëve komunal ku është diskutuar për punët që janë duke u kryer në Komunë dhe për ato që janë në vazhdim. Kryetari Muharremaj, fillimisht është interesuar për procesin se deri ku ka arritur projekti për hapjenë e çerdhës për fëmijë në fshatin Duhël, pasi ky ka qenë premtim i tij dhe nga drejtori i arsimit u tha se të premten me 2 nëntor solemnisht në ora 10.00 do të bëhet hapja e këtij institucioni parashkollor. Po këtë ditë nga drejtoria e Shëndetësisë u bë e ditur se do të funksionalizohen edhe katër laboratorë në fshatrat: Mushtisht, Duhël, Bukosh dhe Studençan. Ndërkaq, më pas drejtorat kanë raportuar për punët që po bëjnë. Drejtoria e Inspeksionit ka shtuar se tashmë ka filluar aplikimi për gjobat mandatore për hedhjen e mbeturinave, ndërsa drejtoria e Bujqësisë ka raportuar për procesin e serrave që është në përfundim e sipër.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …