Të premten duke filluar nga ora 10:00, nis seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për transformimin e FSK-së. Ndërkaq, Ceremonia në Ministrinë e FSK-së do të mbahet në orën 17:00.
Në rendin e ditës do të jenë:
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sipas kreut të Qeverisë së Kosovës, transformimi i FSK-së është në përputhje me angazhimet bilaterale dhe multilaterale të Kosovës me shtetet anëtare të NATO-s, sikurse edhe me Selinë Qendrore të NATO-s.