Të premten në Kosovë janë regjistruar edhe 58 raste pozitive me koronavirus, kështu duke e dërguar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 1384. Rastet pozitive janë të shpërndarë në 7 komuna, prej të cilave prin Fushë Kosova me 12 raste, Vitia gjithashtu me 12, Prishtina me 11 raste, Mitrovica me 10, Vushtrria me 9, Prizreni me 3 raste dhe Rahoveci me 1 rast të ri. Prej 1384 rasteve të infeksionit sa janë gjithsej, 921 janë shëruar plotësisht ndërsa 31 raste kanë përfunduar me vdekje – duke bërë kështu që numri i rasteve aktive të infeksioneve të jetë 432. E lidhur me këtë kanë reaguar edhe institucionet e vendit. Kreu i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani është shprehur se situata është alarmante dhe se qytetarët duhet t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Si pasojë e kësaj, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se situata është tepër serioze dhe nëse qytetarët vazhdojnë të mos jenë të kujdesshëm dhe të mos respektojnë rekomandimet, atëherë mund të kthehen masat e izolimit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …