Banor të fshatrave Krushë e Madhe, Celinë, Nagavc, Hoçë e Vogël dhe Brestoc , të premtën (05.07.2019), mund të marrin pjesë në organizimin e dëgjimeve publike për përgatitjen e buxhetit të Komunës së Rahovecit për vitit 2020, njofton zyra për informim e kësaj komune.
Dëgjimet buxhetore për buxhetin e Komunës për vitin 2020, organizohen nga anëtarët e Komitetit për Politik dhe Financa (KPF) dhe udhëhiqen nga kryesuesi i këtij komiteti, Afrim Dina njëherit edhe kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit.
Dëgjimi publik me banor të fshatrave Krushë e Madhe, Celinë dhe Nagavc mbahet me 05.07.2019, në “Qendrën Rinore”, në fshatin Krushë e Madhe me fillim në ora 19:00.
Dëgjimi publik me banor të fshatrave Hoçë e Vogël dhe Brestoc mbahet të njëjtën ditë në Shkollën Fillore ”Heronjtë e Kosovës”, në fshatin Hoçë e Vogël me fillim në ora 20:20.