Ministri i Brendshëm i Kurtit, Xhelal Sveçla, ka thënë se kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi po e humb betejën në terren me Kurtin, dhe se prandaj edhe po i kthehet luftës hibride që përmes mekanizmave që ka në kontroll të tentojë të nxisë trazira në Kosovë. Luftë hibride të Vuçiqit, Sveçla e ka cilësuar publikimin e audio-incizimeve të Shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës me ish-deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq dhe protestën e paralajmëruar të veteranëve të UÇK- së, pasi ata u përjashtuan nga rritja e pagave në Ligjin për veteranët, të cilin e votuan deputetët e Albin Kurti e Vjosa Osmanit. Për Xhelal ministrin qenka e çuditshme se si qëlloi që protesta të jetë e organizuar të shtunën, kohën e njëjtë me protestën në Beograd, që atje po organizohet kundër Vuçiqit. Mbetet të shihet sot nëse qytetarët e Kosovës do të ruajnë dinjitetin personal dhe pozicionin e shtetit, apo do të bien në këtë grackë të luftës hibride të Serbisë, ka shkruar ministri më i papërgjegjshëm dhe më analfabet që ka Qeveria Kurti. Të quhet grackë e Serbisë, protesta e veteranëve, këtë mund ta bëjë vetëm një njeri si Xhela që nuk ka përgjegjësinë minimale, qytetare as kombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …