Të reshurat e dendura dhe stuhia po shkaktojnë përmbytje dhe vështirësi të shumta në Shqipëri. Kjo ka bërë që në qarkun e Shkodrës shumë segmente rrugore të mbulohen nga uji që ka dal nga shtrati i përrenjve e lumenjve. Autoriteti Rrugor i veriut njofton se në segmentin Dedaj – Bogë, pikërisht në përroin e Thatë, km 5, ka rritje të nivelit dhe si pasojë dalje të përroit në rruge. Niveli ujit është i paqëndrueshëm dhe rruga momentalisht është e bllokuar, ku janë vendosur sinjalistika që banorët të kalojnë në rrugë alternative. Edhe në pjesën e Shqipërisë së mesme ka vështirësi në qarkullimin rrugor. Njoftohet se edhe atje, për shkak të reshjeve të dendura e intensive, ka prurje të jashtëzakonshme në lumenj dhe mundësi të daljes së tyre nga shtrati dhe përmbysje të disa vendbanimeve. Gjendje e rënduar është edhe në qarkun e Krujës. Gjendja është vështirësuar edhe në pjesën jugore të Shqipërisë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. Kjo ka bërë që në rrethin e Gjirokastrës dhe Sarandës shumë rrugë të mbulohen nga uji, disa të tjera janë bllokuar nga rrëshqitja e dheut. Prurjet e mëdha të ujit kanë sjellë me vete edhe material inerte të cilat kanë bllokuar disa ura e kjo ka bërë që ujit të fryhet në lumenj dhe të del nga shtrati i tyre duke shkaktuar përmbytje.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …