Të rinjt kaçanikas diskutojnë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Të rinjt kaçanikas kanë diskutuar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm si dukuri negative, fatkeqësisht e pranishme edhe në shoqërinë tonë kosovare. Të rinjt e pranishëm në një tryezë të organizuar nga Zyra Regjionale e OSBE-së në Gjilan, kanë artikuluar një vargë faktorësh të cilët ndikojnë në ekstremizëm të dhunshëm. Është thënë se familja luan rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijës, ndërsa është vlerësuar se në ekstremizmin e dhunshëm ka ndikuar papunësia, izolimi i vendit, varfëria e çështjë tjera.

Dr.James Lyon, zyrtarë i lartë i demokratizimit nga Zyra regjionale e OSBE-së në Gjilan i cili ishte i pranishëm në tryezë ka folur për rolin e familjes në formimin e individit, edukimin dhe mbrojtjen nga dukuritë negative, ndërsa u shpreh se nganjëherë fëmijët bëhen edhe të dhunshëm duke u ndikuar nga rrethi i jashtëm. Edhe këtu disa të rinj kanë rënë pre e ndikimeve të jashtme, tha Lyon. Në fund të debatit janë dhënë edhe rekomandimet, ndërkaq është thënë se të rinjt kaçanikas kanë vullnet e elan që ti zbatojnë ato.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …