Të rinjtë e AAK-së kanë mbajtur një aksion simbolik para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë

Të rinjtë e AAK-së kanë mbajtur një aksion simbolik para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë

Të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e  Kosovës, para Pallatit të Drejtësisë, në Prishtinë  një aksion simbolik duke shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me neglizhencën e institucioneve të Kosovës për të mos u marrë me krimet e kryera në Kosovë nga policia dhe ushtria serbe. Kryetarja e të rinjve të AAK-së Diellza Hoti tha se nuk do ta  pranojnë që  fajin e krimeve të cilat i ka bërë Serbia t’i merr  populli i Kosovës e as UÇK-ja.  Është e dhimbshme që tetëmbëdhjetë vite pas luftës duhet të merremi ende me këtë çështje kur kjo ishte dashtë me u përfunduar moti, por për shkak të neglizhencës të faktorit tonë politik ne duhet ta ngrisim si të rinj  këtë çështje, sepse është mjaft shqetësuese kur e shohim që Qeveria jonë, organet e drejtësisë kompetente qëndrojnë totalisht neglizhente Duhet ta theksojmë se ne nuk pranojmë fajin e krimeve që i ka bërë Serbia me marrë as populli i Kosovës as Ushtria Çlirimtare e Kosovës, po duhet ta marrin ata vet për shkak se faji dhe përgjegjësia bie mbi supet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …