Të rinjtë e Degës së Tretë të FRLDK-së, në Prishtinë mbyllin gropat në rrugën ku ka qenë Rezidenca

Të rinjtë e Degës së Tretë të FRLDK-së, në Prishtinë mbyllin gropat në rrugën ku ka qenë Rezidenca

Përderisa rrugët e “Kryeqytetit”, alias Prishtinës së Kapur nga VV-ja me ndihmën e amës së tyre PDK-së, skajshmërish janë çartur, kryetari aksidental i saj dhe në largim, Shpend Ahmeti, ka vendosur që muajt e fundit të karrierës së tij politike, t’i shëtit nga një shtet në shtetin tjetër me paratë që veç ai e di se si i ka bërë. Kështu të rinjtë e Degës së Tretë të FRLDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, sot kanë marr aksion për të byllur gropat në rrugën ku ka qenë rezidenca e Presidentit Historik të Kosovës dhe shembullit më tipik për ne të rinjtë, Dr. Ibrahim Rugova. Kryetari i këtij forumi, Flamur Sadriu, tha se duke parë neglizhencën e organeve komunale për të intervenuar edhe në këtë pjesë të “kryeqytetit”, kemi marr këtë aksion më se të domosdoshëm.

“Vendosëm që sot pashmangshëm ta marrim këtë aksion, në këtë rrugë që në kohët më të vështira për popullin tonë, ishte rruga më e frekuentuar, por nisur nga ajo që ky i ashtuquajtur subjekt politik mëton se gjithçka fillon me ta edhe nuk na befason shumë. Ata edhe ashtu po mundohen që me çdo kusht ta zhbëjnë madhështinë e papërsëritshme të Presidentit Rugova, por janë të pashpresë në këtë rrugëtim të tyre, meqë Rugova tani është në mbamendjen e çdo shqiptari”, tha Sadriu. Sadriu tha se derisa Shpendi shëtit me familje sa në jahte multimilionësh, sa në llunaparke ma bileta hyrëse shumë të shtrenjta në Allamani, fëmijëve të Prishtinës u mohohet një mundësi e tillë meqë kryeqendra e Kosovës nuk posedon as edhe një llunapark, ngase me ardhjen aksidentale të tij në krye të Prishtinës, i mbylli dy sosh dhe nuk lejoi hapje të tjera. “Andaj më lejoni ta quaj Shpendin, Jaht Allamani”, tha Sadriu.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin

Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …