Pak para seancës së radhës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, anëtarë të grupit “Auto Drenica O2” u mblodhën në Prekaz për të nderuar luftën e UÇK-së dhe drejtuesve të saj të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë. Këta të fundit në shenjë solidariteti me udhëheqësit e UÇK-së, që po gjykohen nga Gjykata Speciale, kanë valëvitur flamurin kombëtar rreth qytetit të Skenderajt, teksa shumë nga ta kishin vendosur në veturat e tyre edhe banerë me portretin e ish-kryetarit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli. Djali i heroit të kombit Halim Brahimi, Patrioti ka thënë se në këtë formë po nderojnë luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, ky aktivitet është organizuar si shenjë solidariteti me ish-udhëheqësit e UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …