Të rinjtë shtylla e vendit tonë i cili meriton përkrahjen dhe vëmendjen maksimale

Ndër aktivitet për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është organizuar edhe debati me temën “Rinia kosovare në dekadën e parë të Pavarësisë” nga Kuvendi i të rinjve të Kosovës. Në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për të diskutuar me të rinjtë, mori pjesë Zëvendësministrja Burbuqe Deva, e cila diskutoi me të rinjtë e Kuvendit për sfidat, arritjet dhe objektivat e rinisë në dekadën e parë të shtetësisë. “Rinia është shtylla e vendit tonë, andaj si grup i rëndësishëm i shoqërisë, meritoni përkrahjen dhe vëmendjen maksimale nga institucionet tona”, është shprehur zëvendësministrja Deva. “Duke qenë se Republika e Kosovës ka mbi 60% të popullsisë në moshë të re, si ministri po punojmë në fuqizimin e të rinjve dhe krijimi i mjedisit përkrahës për zhvillimin shoqëror dhe personal tuajin dhe të bashkëmoshatarëve tuaj për krijimin e mundësive për promovim, zhvillim dhe pjesëmarrje në jetën aktive shoqërore si dhe ofrimin e shërbimeve të barabarta” u tha të rinjve zëvendësministrja. Gjatë debatit u potencua si prioritet rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe përfshirja sa më e madhe e tyre në politikëbërje sektoriale që ndikojnë drejtpërdrejt në të rinjtë, si një prej objektivave kryesore të Strategjisë Kosovare për Rininë.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …