Të rinjve Ferizajas do t’ju ofrohen shërbime se si të përgatiten për tregun e punës

Me qëllim të ofrimit të shërbimeve të përbashkëta në interes të përgatitjes së këshillimit të të rinjve të Komunës së Ferizaj për tregun e punës, sot është bërë nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Komunës së Ferizajt dhe Caritas Kosovës. Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka bërë Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me Alfred Pjetrin nga kjo organizatë. Përmes kësaj marrëveshje parashihet që Komuna e Ferizajt do të ofrojë mbështetje profesionale, përmes resurseve njerëzore (zyrtarët komunal) në mbështetje të realizimit të këtij projekti. Pjesë e kësaj marrëveshje do të jenë Drejtoria e Arsimit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit si dhe  drejtoritë të tjera, të cilat do të mundësojnë qasjen në shkolla dhe institucionet tjera të tjera, ku të rinjtë do të informohen për shërbimet që ofron Caritas Kosova në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.

May be an image of 4 people, suit, office and text

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …