Të shtrinë UÇK, të shtrinë,
Koka në Bruksel, trupi në Prishtinë!
Një gjyq fashist s’ta zbehte dot lavdinë,
Lavdinë për vete, për armiqtë, mizorinë.
Të shtrinë UÇK, të shtrinë,
Bijtë e ty plëngprishës, ta humbën lavdinë,
Bijtë e tu kopila ta zbehen madhështinë,
Duan të të bëjnë copa edhe grimë.
T’u vërsulën hienat, bishat e lubitë,
Nga të gjitha anët të zunë pusitë:
Këlyshët e Serbisë, këlyshët e Rusisë,
Me doçët e Evropës, të Evropës shtrigë.
Duan të bëjnë gjyq, bastardët e ri,
Qen Martet, bushtrat, Langoi i Zi
Duan të të zhbëjnë, të vrasin përsëri.
Por ti do ringjallesh, ashtu si ti, di!
Koka në Drenicë, shtati në Shqipëri,
Krahët në Kosovë, zemra në Dardani,
Këmbët në Iliridë, hapin në Çamëri
Ashtu ishte Ti, ashtu do mbetesh ti,
Ti, o madhja,
Feniksja,
UÇK.
Veterani anonim nga Drenica
Prekaz
25 prill 2014