Një ditë pas vendimit të kryeministrit të Qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj, për të dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti, si pasojë e një ftese të arritur për të nga Gjykata e Specializuar në Hagë, si i dyshuar, 250 të rinj të Pejës i janë bashkuar subjektit politikë të Haradinajt. Ata kanë pranuar kartelat e anëtarësisë në një takim të hapur me zëvendësministrin në detyrë të Shëndetësisë, Ali Berisha që është edhe kryetar i degës së këtij subjekti në Pejë. AAK njofton se anëtarësimet kanë pasuar edhe me debat me ç’rast është vlerësuar lartë gjesti i dorëheqjes së Haradinaj, për t’i lënë rrugë të hapur drejtësisë ndërkombëtare e cila sipas pejanëve, ka kaluar çdo kufi në raport me rastin e Kryeministrit, meqë ai po ftohet për herë të tretë, pas dy gjykimeve ndërkombëtare nga të cilat doli i pafajshëm. Pejanët besojnë në pastërtinë e Ramush Haradinajt dhe figurën e tij e shohin prej shpëtimtari të këtij qyteti në vitin e rëndë 1999, kur Peja tentohej të ndahej sikur Mitrovica.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …