Deçani i përgatitur për të nisur edicionin e 9-të më radhë të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, i cili mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, dhe mbahet me dt. 04, 05 dhe 06 Maj ( e shtunë e diel dhe e hënë). Drejtori i këtij festivali Mustafë Ramamaj, ka bërë të ditur se gjithçka është gati për të nisur këtë edicion, grupet të cilat kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë nga të gjitha trevat shqiptarë. Mbi 40 grupe shoqëri dhe Rapsodë do të jenë pjesë e këtyre tri netëve të festivalit Shqipëria e Jugut dhe e Veriut, Tirana, Saradna, Vlora, Gjirokastra, Shkupi, Rapsodët e Hasit, Ansambli i Burrelit, Grupi i Rapsodëve nga Deçani, Obiliqi, Skenderaj, Vitia, Rahoveci, Grupi nga Shqipëria –Lab, Ansambli nga Tropoja, Ansambli Rugova, Grupi nga Istogu, Malisheva, Klina, Bajram Curri nga Krusha, Drenasi, Gjakova dhe shumë grupe dhe rapsodë të cilët për tri net radhazi do të jenë pjesë e këtij festivali në Deçan. Drejtori i këtij festivali Mustafë Ramaj bëri të ditur se pos grupeve konkurruese do të ketë edhe emra të njohur të estradës jashtë konkurrimit të cilët do të jenë këtu në Deçan për këto tri net. Nata finale e festivalit, 06 Maji, shënon dhe përvjetorin e 22, të rënies së Heroit të Kombit- Gjeneral Luan Haradinaj ku i pranishëm do të jetë edhe Kryeministri i Republikë së Kosovës Ramush Haradinaj.
Ndërsa juria profesionale në përbërje të:
Dirigjent- Ermir Dezdari –Kryetar Jurie
Magjistër Kompozitorit- Kreshnik Aliqkaj
Etnomuzikolog-Shaqir Hasi
Mjeshtër i Madh- Koreograf -Deli Metalia
Për tre net do të jen pesë e këtij festivali.
Agjenda :
E shtunë 04.05.2019
Ora : 18:00 Defile festive në qendër të qytetit të Deçanit nga grupet pjesëmarrëse në Festival,
Ora 19:00 –Hapja e Festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen ,, Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla” – Deçan,
E diele 05.05.2019
Ora 19:00 –Nata e dytë e Festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen ’’ Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla” – Deçan,
E hënë 06.05.2019
Ora 19:00 – nata finale dhe mbyllja e Festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen ’’ Pallati i Kulturës “Jusuf Gervalla” – Deçan.
Në kudër të kësaj date, në 22-vjetorin e rënies në fushën e betejës, të hënën më 6 Maj 2019, përkujtohet Heroi i Kombit Gjeneral Major Luan Haradinaj dhe Veprimtarit i çështjes Kombëtare Ismail Haradinaj.
Homazhet mbahen sipas kësaj agjende :
Ora 10:30– Homazhe të shtatorja e Heroit Luan Haradinaj në Deçan,
Ora 11:30- Homazhe në Kompleksin Memorial ,,Dëshmoret e Kombit,, në Gllogjan,
Ora 10:00- Nisë Turniri në futsallë në nderim të Gjeneral Major Luan Haradinaj në palestrën e sporteve ,,Ereniku’’ në Junik finalja në ora 18:00. Duke u bërë pjesë e këtyre ngjarjeve tradicionale në kujtim të luftës heroike të UÇK-së dhe të figurave kolosale të folklorit tonë jeni të mirëseardhur.