Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA), të shtunën ka organizuar mbajtjen e garave ” Olimpiada e Matematikës” në nivel komune, me nxënësit e klasave të 7-ta,8-ta,9-ta,10-ta,11-ta dhe 12-ta, të cilat u mbajtën në hapësirat e Gjimnazi” Hamdi Berisha” në Malishevë. Në këtë garë, morën pjesë mbi 120 nxënës të shkollave të komunës së Malishevës. Nxënësit e përzgjedhur nga kjo garë, më pas do të marrin pjesë në Olimpiadën e Matematikës të Kosovës (OMK 2023) që do të mbahet më 23 dhjetor 2023 në Prishtinë, në lokalet e Gjimnazit të Specializuar Matematikor, në ora 10:00. Sipas drejtoreshës së Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi kjo drejtori mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësit dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës. Drejtoresha Krasniqi, falënderon grupin e punës të përbërë nga profesorë të gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë. Ekipi zyrtar i nxënësve të përzgjedhur për klasat VII deri te klasa e XII do të përfaqësojnë komunën e Malishevës në Olimpiadën e Matematikës të Kosovës 2023.