Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë, veteranë si dhe gjithë të interesuarit ju njoftojmë se të shtunën më 19.09.2020 bëhen 20 vite kur në altarin e lirisë ranë tre dëshmorët e UÇPMB-së, Shkëlzen Krasniqi, Betim Berisha dhe Eqrem Hoxha. Agjenda e ditës së shtunë më 19.09.2020 në orën 9:00 homazhe tek vendi i rënies në fshatin Dobrosin Në orën 11:00 vend-takimi tek restaurant “Garden” në Gjilan rruga e Prishtinës, për të vazhduar për në Landovicë tek varrezat e dëshmorëve për të bërë homazhe dhe për të vendosur kurora lule. Lavdi jetës dhe veprës heroike të gjithë dëshmorëve që ranë për çlirimin e tokave shqiptare – thuhet në njoftim kryesisë së OVL-UÇPMB-së Bujanoc.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …