Ministria e Shëndetësisë i thërret qytetarët që të vaksinohen, në veçanti gratë shtatzëna

Të vaksinuarit me një apo dy doza të vaksinës kundër virusit korona po tregojnë simptoma me të lehta të infektimit

Në Kosovë pacientët e vaksinuar me një apo dy doza të vaksinës kundër koronavirusit, të cilët janë infektuar me këtë virus, po tregojnë simptoma më të lehta të sëmundjes, sesa pacientët të cilët janë të pavaksinuar, dhe po i mbijetojnë virusit. Kështu bëjnë të ditur drejtorë të klinikave në spitalet e përgjithshme në Kosovë. Sipas të dhënave të spitalit të Gjilanit, Gjakovës dhe Klinikës Infektive në Prishtinë, deri më datën 13 gusht asnjë nga personat të cilët kanë qenë të vaksinuar dhe të infektuar me Covid-19, nuk kanë përfunduar me vdekje. Arben Vishaj, ushtrues i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tha se në dy javët e fundit në këtë klinikë janë trajtuar shtatë pacientë të vaksinuar me një apo dy doza të vaksinës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …