Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave, që funksionon në kuadër të Gjykatës Speciale me seli në Hagë, i ka rekomanduar gjykatësit të procedurës paraprake, Nicolas Guiju që viktimat e pretenduar të UÇK-së të përmblidhen në një grup. Në shkresën dërguar Gjykatës, kjo zyre ka përmendur edhe disa nga vështirësitë që mund t’i kenë viktimat, ku janë përfshirë vështirësitë e udhëtimit në Kosovë, udhëtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, takimi i klientëve nga diaspora e kontakti me klientët. Duke treguar specifikat e aplikantëve si viktima, se 11 prej tyre flasin serbisht dhe 5 prej tyre shqip, Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave i ka konsideruar edhe çështjet që mund ta pengojnë përfaqësimin e tyre së bashku në një grup në Kosovë apo Serbi. Vetëm njëri prej dëshmitarëve të mbrojtur të Gjykatës Speciale nuk ka pranuar të bashkohet me grupin e serbëve.
