Tech4Policy për Deçanin

Në bashkëpunim me Komunën e Deçanit, Drejtorinë për Ekonomi dhe Zhvillim dhe Qendrën Rinore në Deçan, organizata jo-qeveritare Open Data Kosovo në bashkëpunim me Girls Coding Kosova mbajtën punëtori në Komunën e Deçanit për projektin Tech4Policy (Zgjidhje Dixhitale të Dizajnuar nga të Rinjtë për të Promovuar Angazhim Demokratik dhe për të Mbështetur Politikë-Bërje sipas të Dhënave) projekt i financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti Tech4Policy synon të ofrojë mbështetje për vajzat dhe gratë e reja që janë të interesuara në përdorimin e teknologjive dixhitale për të ofruar zgjidhje dixhitale që trajtojnë problemet e nivelit lokal dhe sfidat e ndryshme të demokracisë. Projekti synon të angazhojë 250 gra të reja nga 10 komuna të Kosovës nga komunitete të ndryshme përgjatë 25 muajve, në dialog me përfaqësues të komunave dhe qytetarëve, për të identifikuar kërkesat dhe nevojat për zgjidhje të problemeve lokale nëpërmjet përdorimit të zgjidhjeve dixhitale. Për vitin 2018 komunat të cilat janë të përfshira në projekt janë: Komuna e Deçanit, Lipjanit, Kamenicës, Vitisë, Klinës dhe Vushtrrisë, nga trajnimet e projektit synohet që të dalin tri (3) zgjidhje dixhitale në vitin 2018 në vlerë 6200 euro, afati për aplikim për trajnim është deri më 30 Qershor 2018, përmes faqes www.tech4policy.com/apply , trajnim tre ditorë pa pagesë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …