Analisti i Institutit amerikan Cato, Ted Galen Carpenter, deklaroi sot se rezultati i samitit mbi Ballkanin Perëndimor, të mbajtur në Berlin, paraqet një sukses të pjesshëm për Angela Merkel dhe Emmanuel Macron si organizatorë, pasi Beogradi dhe Prishtina ranë dakord të vazhdojnë bisedimet. “Dhe për këtë arsye samiti nuk është një dështim i plotë. Por të dy qeveritë janë jo më afër se më parë në tejkalimin e dallimeve në çështje thelbësore”, tha Carpenter, duke vlerësuar arritjet e takimit në kryeqytetin gjerman. I pyetur se si e sheh perspektivën e dialogut, analisti amerikan thotë se pikërisht për shkak se nuk ka përafrim në çështjet thelbësore, si dhe për shkak të “dallimeve kokëforte” për çështje të tjera, sidomos kur bëhet fjalë për ndryshime të kufijve, raundi i ri i bisedimeve nuk do të jetë asgjë më e suksesshme se përpjekjet e mëparshme. Carpenter gjithashtu beson se SHBA nuk duhet të përfshihet në zgjidhjen e problemit të Kosovës, por me këtë, sipas tij, duhet të merren fuqitë evropiane.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …