Tedros A. Ghebreyesus: Vendet e pasura po e minojnë programin e shpërndarjes së vaksinave për parandalimin e coronavirusit

Tedros A. Ghebreyesus: Vendet e pasura po e minojnë programin e shpërndarjes së vaksinave për parandalimin e coronavirusit

Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, akuzoi disa vende të pasura për minimin e programit të shpërndarjes së vaksinave për parandalimin e coronavirusit, COVAX, të destinuara kryesisht për vendet e varfra. Sipas tij ata e bëjnë këtë duke iu drejtuar drejtpërdrejt prodhuesve në mënyrë që t’i sigurojnë vetes më shumë doza, raporton Al-Xhazira. Disa vende të pasura u afrohen prodhuesve për të siguruar doza shtesë të vaksinave, gjë që ndikon në kontratat me COVAX”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një video konferencë të përbashkët me presidentin gjerman, Frank-Walter Stainmeier. Numri i vaksinave të alokuara për COVAX është në rënie, shtoi ai. Sistemi Covax u krijua për të shmangur vendet e pasura që mbledhin të gjitha vaksinat që ende prodhohen në sasi shumë të vogla për të qenë në gjendje të përmbushin kërkesën botërore Kosova është pjesë e këtij sistemi botëror që do të përfitojë disa vaksina falas kundër virusit korona.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …