PREJARDHJA E FISIT CAMI
Kanë ardhur nga Malësia e Madhe dhe janë vendosur në Selitë të Mirditës. Kanë qenë katolik. Filmi i Kinostudios “Shqipëria e Re” me titull “Shembja e Idhujve” i shkrimtarit dhe skenaristit Skënder Drini është historia e fisit Cami i sjellë në një periudhë të mëvonshme të mesit të shekullit XX-të, sepse largimi nga Malësia e Madhe dhe nga Selita duhet të ketë ndodhur në shekujt XV-të e XVI-të. I pari i Camajve, pasi vret kapedanin e Selitës, largohet e kalon në Dibër si kaçak. Në Dibër nuk përdoret prapashtesa -aj dhe quhet jo Camaj e Lleshaj, por Cami e Lleshi.
I pari i Camit i ka bërë një shërbim Hoxhollit të Dibrës dhe ai i ka fal jetën dhe e ka lënë të lire, si dhe i ka dhene motren dhe dy fshatrat e Gjorices si pronë. Janë shtuar dhe janë bërë mbi 400 shtëpi këtej e përtej kufirin dhe nuk e kanë ndërruar mbiemrin, si dhe nuk kanë bërë lidhje martesore, megjithëse janë larguar brezat. Kanë qenë e janë kompakt e të bashkuar dhe pjesëmarrës në luftrat për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga sulmet osmanllie, serbe e bullgare. Në Dibër janë myslimanizuar, por nuk mbahen si mysliman fanatik.
Të parët kanë qenë krerët e Malit të Gollobordës, deri në maj të vitit 1943, kur u krijuan Këshillat Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe u shpërbën e humbën funksionin të Nëntë Malet e Dibrës.
Stërgjyshi im, Shaban Mahmut Cami ka qenë anëtar i kryesisë të Shoqatës të Bashkimit Kombëtarë dhe është vrarë si komandant çete në Luftën e Parë Botërore kundër forcave pushtuese serbo-bullgare. Eshtë shpallur Dëshmor i Atdheut.
Gjyshi, Feta Shaban Cami është njohur si legjenda e Luftës së Parë Botërore në krahinë dhe ka qenë komandant çete e ka luftuar kundër forcave pushtuese serbo-bullgare, si dhe është vrarë e masakruar nga serbët dhe është shpallur Dëshmorë i Atdheut. Veprimtaria e tij bashkë me patriotin Dan Cami përshkruhen në botimin e prof. Gazmend Shpuzës me titull”Lëvizja fshatare në vitet 1913″, botim i ASHSH.
Babai im, Ahmet Feta Cami ka marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore pas vrasjes të të jatit, Feta Camit dhe ka mbaruar studimet e larta ushtarake e ka punur si oficer në Shkodër, Gjirokastër dhe Elbasan. Ka përcjell Zogun deri në Kapshticë dhe është kthyer e ka puth flamurin, si dhe ka dhënë dorëheqje, sipas kujtimeve të ish-kolegut të tij, Isuf Kokomirit, duke u shprehur, se i kam shërbyer vetëm ushtrisë kombëtare dhe nuk i shërbej pushtuesit e fashizmit. Brenda natës kthehet në Dibër. Strehon të larguarit nga detyra si major Murat Bashën, të arratisur të tjerë e të larguarit nga ushtria. Merret për një vit me organizimin e propogandës kundër pushtimit fashist dhe organizimin e informacionit për situatat politike në Shqipëri e në krahinë nëpërmjet vëllait të tij Kurt Camit, që merrej me tregëti dhe me tregëtarë të tjerë që bënin në Dibër të Madhe e në Tiranë dhe nga miq e koleg të tij, si dhe nga persona që shkonin derë më derë e sofër më sofër te parisë së vendit. Mban një fjalim me 28 nëntor 1939 në pazarin e Homezhit për rëndësinë e ditës së 28 nëntorit dhe për situatën politike në krahinë e në Shqipëri, që mirëpritet e duartrokitet nga dëgjuesit.
Në janar të viti 1940 krijon çetë antifashiste, që për një vit organizohen e grumbullon forcat e çetës antifashiste, duke e quajtur Çeta Antifashiste e Gollobordës(të Malit të Gollobordës), megjithëse anëtarët e çetës i kishte pothuajse nga e gjithë krahina e Grykës së Vogël. Ajo çetë mbronte krahinën, që të mos binin nën ndikimin e fashizmit dhe të pushtetarëve kollaboracionistë. Shumë fsahatra të krahinës nuk kanë paguar të dhjetat e të tjera protesta.
-Në fund të muajit prill 1941 organizon me punëtorët e rrugës hedhjen në lumin Dri të dy makinave të ngarkuara me armatim, që po kalonin nga Librazhdi për në Shupenzë.
-Me 2 prill 1941 organizon me çetën aksionin për marrjen e armëve e të armatimeve në depot e armatimit të Batalionit të Divizionit “Firencia” i disllokuar në Krivarek të fshatit Tërbaç, ku vritet një ushtarë e një oficer italian. I sjellin armët tek shtëpia e Ahmetit dhe gratë e shtëpisë e të vëllazërisë i fshehin larg shtëpisë. Me ato armë armatoset e gjithë çeta. Për këto dy aksione arrestojnë 8 vetë, 7 djem e burra Cami dhe një nga Luznia, si dhe i vendosin në rrjesht për t’i pushkatuar. Meqe ishin të palidhur, kur i vendosin në rrjesht, largohen në drejtime të ndryshme dhe u pushkatuan vetëm 3 vetë si Ejup Cami gjimnazist në Tiranë, Musa Cami fshatar dhe Mexhit Lezi, izmeqar. Por këto aksione ia ka përvetësua Haxhi Lleshi, i cili në atë periudhë ka qenë në Beograd. Sipas kujtimeve te tij (Haxhiut), i raporton Enver Hoxhës në vitin 1944 për këto dy aksione, sikur i kishte bërë çeta e tij. Enveri i thotë: “Çeta jote qenka para çetës së Pezës. Përse nuk është shkruar? Për mosnjohje apo për zili”.
Me 7 prill 1941 vjen Haxhi Lleshi me dy nipërit tonë e njëkohësisht kushërijtë e tij dhe i kërkon Ahmetit të takojë një major serb, që ishte në Krivarek dhe t’i mbështeste ato, për të penguar sulmin e forcave fashiste italiane ndaj Jugosllavisë. Ahmeti i përgjigjet: “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik”. “Unë do të luftoj më vete e jo me ju”, sipas ditarit që ka lënë dhe e kemi botuar.
Haxhi Lleshi me majorin serb komandonin forcat jugosllave për të penguar sulmin e forcave italiane ndaj Jugosllavisë. Ndërsa në Historikun e LANÇ-të popullit të Dibrës shkruhet, se Haxhiu ka ardhur me 300 dibranë, që s’është e vëtetë, sepse kanë qenë 300 jugosllavë.
Ahmeti atë natë dërgon një njësit prej 5 vetësh të komanduar nga i vëllai i vogël i tij, Fasli Cami, normalisti i Elbasanit, për të shkuar në Gjoricë me një letër dhe porosi, që të luftojnë më vete e jo me jugosllavët. Atë natë brezi kufitarë ka qenë i pushtuar nga forcat italiane dhe ato jugosllave. Gjatë udhëtimit të njësiti u ndesh në një pritë të pararojës jugosllave apo italiane dhe vritet Fasli Cami, që njihet si mësuesi i parë dëshmor në Shqipëri.
Pastaj arrestojnë 19 burra e djem Cami me Ahmet Camin në krye, që e kanë akuzuar si organizator. Qëndrojnë në burgun e Tiranës e Burrelit një vit e gjysëm dhe babai im ka dhënë 300 napolona flori organeve gjyqësore të korruptuara të atyre viteve dhe lirohen me një vendim të rremë i firmosur nga z/ministri i MPB, Beqir Valteri, sepse ishte edhe kunati i mbesës të familjes tonë. Ndihmuan për largimin e tyre Kolet e Valterët në Mat. Pasi ishin larguar të burgosurit Cami, Beqir Valteri urdhëroi, që të arrastohen përsëri. Ai urdhër qe farsë si për të justifikuar veten.
Ahmeti qëndron pak kohë në Grykë Nokë tek Shaqir Rusi dhe kthehet e riorganizon çetën antifashiste. Si çetë antifashiste ka bashkëpunuar në fillim me çetën antifashiste të baba Faje Martaneshit në Martanesh e të Lim Zenelit në Grykë të Madhe, me Mahmut Pervizin në Zerqan. Vetëm kur i ka shkuar Zoi Themeli e ka biseduar me Ahmetin, ai ka pranuar të bashkëpunojë më çetën partizane të Zogje të krijuar në maj të vitit 1942 me komandant Haxhi Lleshin.
Me 25 maj të 1943, sipas Fjalorit Enciklopedik të Shqipërisë, kjo çetë njihet si çetë partizane që pranon si komisar mësuesin korçar Spiro Velko, që punonte si mesues ne Radovesh prane fshatit Viçishtit dhe kishte miqësi me mësuesin Fasli Cami, si dhe ishte pjestarë i çetës antifashiste të Ahmetit që me krijimin e çetës. Çeta partizane e Gollobordës ka qenë e pranishme në krijimin e Batalionit partizan të Dibrës, sepse ishte Ahmet Cami inisiatorë e organizatorë i krijimit të Batalionit partizan të Dibrës. Por Vukmanoviç Tempo sjell Haxhi Lleshin si komandant dhe Esat Ndreun si komisar të Batalionit, sepse ishin komunist. Ahmet Cami qe ftuar për të marrë pjesë në Labinot të Elbasanit në krijimin e Shtabit të Përgjithëshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, por Tempo e kthen nga rruga dhe dërgon Haxhi Lleshin, sepse Haxhiu ishte komunist, ndërsa Ahmetin e kishte cilësuar si nacionalistë të thekur.
Çeta e Ahmetit ka bërë shumë aksione për çlirimin e zonës së Gollobordës e të Grykës së Vogël dhe të Dibrës së Madhe e të zonave të tjera shqiptare përtej kufirit. Në organizimin e festës së çlirimit në Dibrën e Madhe, Ahmeti bie në konflikt me Tempon, sepse Tempo urdhëron heqjen e flamurit shqiptar nga tribuna, sepse sipas tij, Dibra e Madhe ishte Jugosllavi. Por Ahmeti i përgjigjet: “Ju keni premtuar, se me fitoren e Luftës kundër fashizmit viset shqiptare në Jugosllavi do t’i bashkohen shtetit Shqiptar. Çetat tona partizane i çliruan këto krahina, prandaj duhet të vendoset flamuri ynë kombëtarë. Nëse do të hiqet flamuri shqiptarë, e gjithë Dibra është e rrethuar dhe nuk mund të dalim paq prej këtu në këtë ditë të çlirimit të Dibrës së Madhe”. Ahmeti ishte ngarkuar me çetën e tij dhe të një pjese të Batalionit të Martaneshit për ruajtjen e rendit e të qetësisë të qytetit të Dibrës së Madhe e të fshatrave për rreth. Me insistimin e Ahmetit, flamuri shqiptar nuk hiqet.
Tempo i bën dy letra Enver Hoxhës me kërkesën, që të kthehej Haxhi Lleshi në Dibër, se kanë ngrit krye forcat nacionaliste. Enveri i çon letër Haxhi Lleshit, që ishte në Krujë dhe i shkruan, që të kthehej në Dibër, se Tempo na akuzon për nacionalizëm. Kthehet Haxhi Lleshi në Dibër të Madhe dhe u jep urdhër çetave partizane të ktheheshin brënda kufirit të Shqipërisë për të marrë pjesë në luftën e Peshkopisë. Gjatë kthimit vetëm çetës së Ahmetit i bëhen dy prita, por kaluan pa dëme nga strategjia që ka përdorur dhe nga influenca e njohjet e mëdha që kishte Ahmeti. Në luftën e Peshkopisë në krah të çetës partizane të Gollobordës vihet një çetë serbo-malazeze prej 45 vetësh dhe luftime janë bërë vetëm midis tyre, si dhe të vrarë e të plagosur ka pas vetëm në çetën e Ahmetit, ku është plagosur rëndë edhe Ahmeti dhe ka ndërruar jetë pas një jave me 30 tetor 1943 në Spitalin e Tiranës. Çetës partizane të Gollobordës i kanë vënë emrin çeta Ahmet Cami, sipas dokumenteve te AQSH. Ka qenë propozuar dy herë nga Dibra para viteve ’70, për t’ju dhënë titulli “Hero i Popullit”, por e ka penguar Haxhi Lleshi, sepse e ka pas cilësuar si nacionalist ashtu siç e patën cilësuar Tempo e Jugosllavë të tjerë. Vetëm në vitin 2021 presidenti i Shqipërisë Ilir Meta Ahmet Camit i dha titullin “Dekorata e Artë e Shqiponjës” e barazvlefshme me Heroin e Popullit. Në kujtimet e tij del se Haxhi Lleshi i ka përvetësuar e mohuar luftën Ahmet Camit dhe e ka përbaltur figurën patriotike të këtij dëshmori e të familjes dhe gjithë farefisit Cami si dhe mua. Në bisedën që kam patur me profesor Kristo Frashërin, më ka pyetur:”Pse Haxhi Lleshi kishte shumë urrejtje ndaj babait tuaj, Ahmetit?”
Unë iu përgjigja, se në ditar Ahmeti shkruan:”Me Haxhiun ishim të korenteve të ndryshme”.
Më vonë në fondin e Haxhiut kam gjetur materialin e bisedës së Haxhi Lleshit me profesor Kristo Frashërin, që e kishte thirrur për të shkruar Historin e Popullit të Dibrës gjatë LANÇ, ku e urdhëron profesorin:” Të hiqen Camet nga historia, të mos përmenden as për mirë e as për keq! Ata ishin të gjithë tradhëtarë. Edhe disa dëshmorë unë (Haxhiu) i bana. Tefta ishte me biografi të keqe, por më pyetën mua (Haxhiun) dhe e çova në shkollë të lartë”. Në fakt ai më ka hequr, që të mos vazhdoj studimet jashtë shtetit. Afro 1/4 e dëshmorëve në Varrezat e Dëshmorëve në Dibër janë Cami.
Profesor Kristo i përgjigjet:”Unë jam historian dhe nuk mund t’i heq nga historia. Camet kanë qenë faktor i rëndësishëm dhe kryesor në LANÇ më shumë pozitiv dhe pak negativ”. Në takimin që kam patur unë më vonë me profesorin, më ka thënë:”Nuk e shkrova Historinë e LANÇ të Dibrës prej tij (Haxhiut). Haxhiu ma ka hequr emrin që kam qenë partizan në Dibër dhe nuk figuroj si pjesëmarrës në LANÇ”.
Megjithëse ishin kushërinj me Haxhiun, Ahmeti mbronte interesat kombëtare, ndërsa Haxhiu qe i lidhur me Beogradin. Haxhi Lleshit suportin ia kanë dhënë jugosllavët me Tempon.