Prej më se një jave e gjithë bota, me përjashtim të Kinës, po ndjek me shumë dhëmbja e ankth sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, duke vendosur edhe sanksione ndaj Rusisë. Edhe Serbia është bashkuar në mbështetje të Ukrainës, po tradhton me këtë rast Putinin.
Populli patriot dhe Qeveria e Ukrainës të udhëhequr nga presidenti, Volodimir Zelenski dhe kryeministri Oleksej Honçaruk, po luftojnë për mbrojtjen e atdheut të tyre të dashur e për ruajtjen e sistemit demokratik.
Shqipëria me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është hartuese e Rezolutës kundër Rusisë në mbrojtje të Ukrainës. OKB, Rezolutë pro Ukrainës. Shqipëria i bashkohet 37 vendeve për të paditur në Hagë Putinin. Të gjithë popujt e botës po e dënojnë këtë agresion të paprecedentë rus të parapërgatitur e udhëhequr nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, që synon të rikrijojë ish-BS dhe influencën në ish-vendet socialiste në Europë, duke aneksuar të gjitha ish-republikat e dikurshme dhe duke vendosur një sistem diktatorial e perandorak antidemokratik. Presidenti Vladimir Putin synon të sulmojë edhe Ballkanin Perëndimor, për të ridalë në Adriatik e Mesdhe, që na duhet parapërgatitje e vigjilencë.
Edhe shqiptarë këtej e përtej Drinit vazhdojnë ta dënojnë dhe të shprehin indinjatën me shumë protesta ndaj luftës së padrejtë të Rusisë dhe përkrahjen ndaj luftës së drejtë, që po bëjnë ushtria dhe popullsia ukrainase për mbrojtjen e atdheut e sistemit demokratik dhe të sovranitetit të Ukrainës.
Presidenti, Vladimir Putin, kishte kohë, që po përgatitej për këtë luftë, pas pushtimit e aneksimit të Krimesë, luftës ndaj Gjeorgjisë e Moldavisë, si dhe kërcënimit, që vazhdon t’i bëjë botës për përdorimin e armëve bërthamore, që e deklaroi edhe sot ministri i MPJ të Rusisë, z.Lavrov, për të paralajmëruar SHBA-në e BE-n dhe NATO-n që, nëse ndërhyjnë për të mbrojtur Ukrainën kundër Rusisë siç bëri NATO në sulmin ndaj Serbisë për çlirimin e Kosovës, do tē nisë Lufta e Tretë Botërore, ku do të përdoren nga Rusia armët nukleare, që do të jenë shkatëruese për botën. Nuk e imagjinon askush që edhe në shekullin e XXI-të paska shtete e udhëheqës, që ushqejnë e frymëzojnë dhe organizojnë luftra pushtuese siç e organizoi e zhvilloi Milosheviçi, xhandari i Gadishullit të Ilirisë, që Fuqitë e Mëdha ia vendosën emrin Ballkan.
Popullsia e Ukrainës prej 44.429.471 banorë, sipas regjistrimi të vitit 2015 ka dëshiruar dhe ka shprehur vullnetin e vet në zgjedhjen e sistemi demokratik dhe të pavarur nga Rusia menjëherë pas shpërbërjes së ish-BS-sē.
Ukraina ka një territor të madh prej 603.500 km.katrorë, që ështē vendi më i madh në Europë me 41 milion njerëz me arsim të lartë, që janë të përkushtuar për të punuar e begatuar atdheun e tyre. Është një nga vendet më të pasura me minerale të shumëllojta e të rralla dhe të gazit. Ukraina është një vend i zhvilluar e i pasur bujqësorë e blegtoral, që mund të plotësojë nevojat ushqimore të 600 milion njerëzve. Ukraina është një vend i industrializuar, që ze vendin e parë në Europë në prodhimin e amonjakut. Ka sistemin më të madh nē botë tē gazësjellësit me 142.5 miliard metra kub kapacitetet ptodhuese të gazit në BE-në. I treti më i madh në Europë dhe i teti më i madh në botë për kapaciteti e instaluar te centraleve berthamore. Ze vendin e tretë në Europë dhe vendin e njëmbëdhjetë në botë për gjatësinë e rrjetit hekurudhorë me 21.700 km. Vendin e tretë në botë për prodhimin e gjurmuesve dhe pajisjeve gjurmuese. Eksportuesi i tretë më i madh i hekurit në botë. Eksportuesi i katërt më i madh i turbinave të termocentraleve në botë. Prodhuesi i katërt botëror të raketave. Vendi i katërt në botë në eksportet e argjilës dhe të titanit. Vendin e tetë në botë në eksportet e mineraleve dhe koncentrateve. Vendin e nëntë në eksportin e industrisë së mbrojtjes. Prodhuesi i dhjetë më i madh i çelikut në botë me 32.4 milion ton.
Lufta e Ukrainës për mbrojtjen e atdheut është një luftë e drejtë. I gjithë populli është bashkuar rreth Presidentit Zelenskyj dhe Qeverisë legjitime. Përball tyre janë forcat pushtuese ruse me urdhër të Presidentit Putin, ish-oficer i KGB-ës Sovjetike dhe tani në krye të Federatës Ruse që nga viti 1999, që me dorë të hekurt prej 22 vjetësh drejton herë si kryeministër e herë si president e ka kthye Rusinë një ndër fuqitë e mëdha ushtarake në botë. Rusia zotëron një arsenal të jashtëzakonshëm të armëve bërthamore.
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është e jashtëligjëshme, sepse ka shkelur hapur ligjin ndërkombëtarë, që nuk ka të drejtë të sulmojë e pushtojë një vend sovran. Presidenti Putin përmend armët bërthamore që, mesa duket s’do të hezitojë për t’i përdorur, për të arritur fitoren e tij. Ai po kërcënon njerëzimin përmes terrorizmit bërthamor. Armët bërthamore janë për shfarosjen e jetës së gjallë në planet.
Lufta në Ukrainë nuk është vetëm një konflikt lokal midis dy shteteve. Në këtë luftë po përdoren armët më të sofistikuara si avion supersonik, nëndetëse të fuqishme, drona inteligjent dhe armë vdekjeprurëse robotike. Pas përdorimit të këtyre armëve, mbeten bombat bërthamote pa i vënë ende në përdorim, me të cilat po kërcënon Presidenti Putin dhe ministri i MPJ-me të Rusisë, Lavrov. Me armët inteligjente e bombat bërthamore Presidenti Putin kërkon t’i imponohet botës me synimet e tij të shfarosjes.
Disa specialistë nxjerrin si shkak të sulmit edhe këto:
1.Projekti i Ukrainës për t’u futur në NATO dhe BE-në.
2.Ukrahina ka një sistem demokratik, ku janë zgjedhur deri tani 4-5 presidentë, që kur Putini ka ardhur në pushtet në Rusi.
3.Ukraina me votën e lirë ka shporrur të korruptuarit e oligarkët e saj, që kishin uzurpuar pushtetin. Ndërsa Putini është nga njerëzit më të pasur të Rusisë, që s’mund t’i përligj miliardat, që i janë bllokuar nga bankat europiane. Po përgatitet të ndryshojë kushtetutën, për të qenë president i përjetëshëm.
Duke ndjekur me dhimbje zhvillimin e luftimeve në Ukrainë, ku po vriten e po humbin jetën edhe shumë njërëz të popullsisë civile e të pa armatosur deri edhe fëmijë e të moshuar, shprehim urrejtjen e bëjmë thirrje, që ushtria ruse të ulë armët dhe të mos u binden urdhrave aventureske e vrastare të Putinit, të mos lejojnë të përdoren si mish për top për interesat e oligarkëve rus me Putinin në krye.
Tefta Cami-ish-ministre e Arsimit dhe Kulturës
Tiranë, më 2 mars, 2022