Tefta Cani

Tefta Cani: Letër drejtuar ambasadorit amerikan në Beograd, Kristofer Hill

Përshëndetje, z. Hill!

 

 Serbët në Mitrovicën e Veriut nuk kanë qenë prej shekujsh, siç shkruani ju. Ata janë të ardhur si popullsi paraushtarake, që i ka vendosur Milosheviqi në vitet 90-të, duke përzënë me dhunë e terror popullsinë autoktone shqiptare, duke u grabitur trojet e banesat dhe pronat. Është kjo popullsi, që nxitet nga Beogradi, për të krijuar trazira në Republikën e Kosovës.

 Krijimi i asociacioneve serbe, që kërkon Serbia dhe dërgimi i forcave ushtarake serbe në territorin e Kosovës, do të thotë copëzim të territorit të Kosovës e krijim të shteteve brenda shtetit, cënim të lirisë e pavarësisë të shqiptarëve në Kosovë.

 Çdo të ndodhte në SHBA-në, nëse do të lejohej krijimi i asociacioneve të minoriteteve të shumta dhe ata të mbanin lidhje me shtetin e origjinë, të cilët të ndërhynin në territorin e shtetin e SHBA-së kohë e pa kohë e të kishin të pranishme forca ushtarake???!!! E drejta kërkon, që minoritetet duhet të zbatojnë ligjet e shtetit ku jetojnë! Në të kundërtën mund të kthehen në vendet e tyre nga kanë ardhur.

 Ju besoj, jeni i informuar, se Serbia vazhdon të ushtrojë një genocid me forma të reja, duke e sanksionuar edhe me ligj, ndaj popullsisë shqiptare autoktone në Luginën e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës, për t’i shpopulluar nga shqiptarët e për t’i populluar me serb të ardhur nga Serbia.

 Gjykimi për krijimin e asosiacioneve serbe dhe dërgimi i forcave ushtarake nga Serbia në Kosovë, do të thotë, të coptohet territori i Kosovës dhe t’i cënohen e privohen liria e pavarësia, që e ka fituar me shumë gjak ndër shekuj, si dhe të plotësohen synimet e shovinistëve serb. Ç’bëhet kështu???!!!

 Ndërsa ne shqiptarët vazhdojmë të kemi besim, që SHBA-ës do të vazhdojnë të përkrahin dy Shtetet Shqiptare për t’u forcuar e bashkuar në një Shtet.

Tefta Cami-ish ministre e Arsimit dhe Kulturës

Tiranë, më 4 janar, 2023

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …