TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëqytetarit tonë, Afrim Xheladini.  Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Xheladini, bashkëluftëtarëve, miqve e të njohurve të të ndjerit. Është moment i rëndë për të gjithë ne, lamtumira e tij, porse sa të jetë jeta, do të jetoj vepra e tij e lavdishme, kontributi e sakrificat për lirinë e Kosovës, duke qenë luftëtar i lirisë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I qoftë i lehtë, dheu i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj certifikohen mbi 100 biznese të komunitetit pakicë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Komunës së Ferizajt gjatë ditës së sotme ka …