Telegram ngushëllimi i ministrit Kujtim Gashi me rastin e vdekjes së kompozitorit të mirënjohur shqiptar Gjergj Kaçinari

Ministri i Kulturës Kujtim Gashi, me rastin e vdekjes së kompozitorit të mirënjohur shqiptar Gjergj Kaçinari, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij, ai ndër të tjera në telegram ka thënë:  E nderuara familja Kaçinari,

Lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, njëkohësisht kompozitorit të mirënjohur shqiptar, e morëm me pikëllim të madh. Gjergji u nda nga kjo jetë për të lënë pas vetes vepra të shumta dhe me vlerë. Krijimtaria dhe  produktiviteti i punës së tij do të mbeten të paharruara për të gjithë ne. Realizimet e tij kanë begatuar thesarin e muzikës argëtuese, klasike dhe asaj të filmit e teatrit shqiptar në Kosovë. Me punën dhe kontributin e tij ai ka fituar respektin e të gjithëve që e kanë njohur, sidomos atyre në botën e muzikës. Ai mbetet një nga artistët që ka bërë përmbledhje të ndryshme të folklorit dhe i ka pasqyruar ato në drejtime tjera të muzikës. Përpos kësaj këto përmbledhje i ka artikuluar edhe në libra të ndryshëm. Ne e kujtojmë me respekt angazhimin e tij të çmuar që ka dhënë në fushën e muzikës.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Gjergj Kaçinari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …