Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, shkrimtarit tonë të çmuar, Musa Ramadanit. Vdekja e shkrimtarit të shquar Musa Ramadanit është pikëllimi e dhimbjeje për Kosovën, është humbje për fjalën e bukur shqipe, për kolegët, shkrimtarët, dhe në përgjithësi për kulturën shqiptare. Musa Ramadani ka qenë poet, prozator, eseist dhe përkthyes i brezit modern të Kosovës dhe si i tillë mbetet figurë shumë e rëndësishme e kulturës letrare shqiptare. Veprimtaria e tij letrare mbetet trashëgimi e pasur e historisë së Kosovës, dhe si i tillë do të vlerësohet brez pas brezi. Kosova do ta kujtojë me respekt dhe nderim veprën letrare të Ramadanit.