Telekomi i Kosovës e ka akuzuar për shpifje deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Hykmete Bajramin, lidhur me të dhënat që ka prezantuar në seancën e Kuvendit për tenderët njëburimorë lidhur me këtë ndërmarrje. Në reagimin e Telekomit është thënë se gjatë viteve 2022 dhe 2023 e deri me tani, kjo ndërmarrje përmes procedurës së negocimit pa publikim apo negocimit direkt me një operator ekonomik, ka lidhur 17 kontrata me operatorë të ndryshëm, në vlerë 1 703 512 07 euro, “e jo 28 kontrata në vlerë 21 milionë euro siç ka deklaruar Bajrami”.Këtij reagimi, LDK-ja iu kundërpërgjigjur duke publikuar listën e kontratave me negocim, që janë siguruar nga Komisioni Rregullativ i Prokurorimit Publik. Ky reagim, në tentativë që të demantojë informacionin zyrtar të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, në vend se të sqaroj të gjitha rrethanat e 21 milion eurove të kontraktuara direkt, zgjodhi të merret me nënkryetaren e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami. Nënkryetarja Bajrami ka deklaruar në Kuvend se sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, në mesin e 781 kontratave me negocim direkt, në Telekomin e Kosovës figurojnë 28 kontrata të tilla në vlerë prej 21 310 000 euro nga marsi i vitit 2021 deri në janar të vitit 2024. Vërtetësinë e këtij fakti mund ta konfirmoni lehtësisht në listën e KRPP, të cilën e gjeni në vegëzën më poshtë”, është thënë në reagimin e LDK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …