Telekomi i Kosovës ka ftuar Qeverinë e Kosovës dhe të gjitha partitë politike që të angazhohen për kthimin e 25 milion eurove të marra nga “Dardafon.net LLC”. “Me veprim e djeshëm është provokuar skajshmërisht dështimi i gjithë aparatit shtetëror ngase të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare në vend janë të lidhura me shërbimet e Telekomit dhe rënia e këtyre shërbimeve do të thotë rënie e gjithë këtyre mekanizmave”, thuhet në një njoftim për media. Në komunikatë për medie më tutje thuhet se “Dardafon” fillimisht bllokoi llogaritë e më pas edhe zbrazi ato duke lënë kështu pa paga 2 mijë e300 punëtorë dhe rrezikuar në tërësi gjitha shërbimet që ofron Telekomi i Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …