leoni

Telekomi i Kosovës rikthen bashkëpunimin me biznese vendore

Telekomi i Kosovës ka nënshkruar të enjtën  kontrata bashkëpunimi me dy biznese vendore, “Monting SHPK” dhe “American Clinic”.

Drejtor i Shitjes në Telekomin e Kosovës, Demir Lima, ka shprehur vullnetin e tij dhe gjithë menaxhmentit, për një kompani të orientuar tërësisht drejt konsumatorit.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të rikthejmë dhe të shtojmë konsumatorët e rinj në familjen tonë të madhe, dhe ky rikthim i besimit në Telekomin e Kosovës dëshmon se ne vazhdojmë të jemi lider i pamohueshëm në ofrimin e shërbimeve për të gjithë konsumatorët tanë”, ka pohuar Lima.

Në anën tjetër, bizneset e rikthyera  në Telekomin e Kosovës kanë shprehur besimin e plotë në korporatën tonë.

Drilon Brahimi nga kompania vendore “Monting SHPK” ka shprehur besimin e plotë se kontrata e nënshkruar është vetëm fillimi i një bashkëpunimi edhe më të madh me Telekomin e Kosovës, që vjen si rezultat i cilësisë së shërbimeve të ofruara nga kjo korporatë.

Një tjetër biznes kredibil në fushën e vet “American Clinic”, gjithashtu ia ka besuar tërë komunikimin Telekomit të Kosovës. Drejtori i kësaj klinike, Armend Vokshi, ka theksuar se kujdesi dhe shërbimet e Telekomit e kanë bindur që t’i bashkohet korporatës tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …