Sot në Gjykatën Speciale ka filluar gjyqi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Televizioni publik gjerman i ka kushtuar një kronikë fillimit të procesit të gjykimit në Hagë kundër krerëve të UÇK-së

Televizioni publik gjerman i ka kushtuar një kronikë fillimit të procesit të gjykimit në Hagë kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në veçanti, është folur për ish-kryetarin Hashim Thaçi. Televizioni në kronikën e tij tregon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi në Kosovë janë heronj. Kjo kronikë raporton edhe për bilbordet e shumta që gjenden kudo nëpër rrugët e Kosovës, me mbishkrimet “Heronj të luftës dhe paqes”. Televizioni Publik gjerman ka raportuar edhe për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, i cili u mbajt të dielën e 2 prillit në Prishtinë nën organizimin e iniciativës “Liria ka emër”, ku morën pjesë  rreth 100 mijë qytetarë të Kosovës e më gjerë. Po ashtu, ky televizion ka raportuar edhe për marshin mbështetës që u mbajt në ditën e nisjes së gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hage, ku rreth 6 mijë shqiptarë që jetojnë në mërgim u mblodhën në mbështetje të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …