Ministria e Drejtësisë pranon kërkesat për pagesën e avokatëve të akuzuarve nga Specialja

Tema e zhbërjes së Gjykatës Speciale nuk do të jetë e lehtë për t’u përmbyllur edhe për një kohë

Tema e nxehtë e zhbërjes së Gjykatës Speciale duket se nuk do të jetë e lehtë për t’u përmbyllur edhe për një kohë, përkundër presioneve të mëdha ndërkombëtare mbi liderët institucionalë dhe deputetët për t’u zmbrapsur nga ky qëllim. Të paktën, sipas asaj që parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, Projektligji për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, i cili është propozuar nga 43 deputetë të Kuvendit të Kosovës më 22 dhjetor të vitit të kaluar, nuk është e mundur të bllokohet. Rregullorja e Kuvendit të Kosovës thotë se çdo iniciativë ligjore duhet t’i dërgohet për mendim Qeverisë së Kosovës. Neni 53 i Rregullores, ku flitet për Propozimin e Projektligjit, Pika 2, e parasheh këtë procedurë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …