Ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian do ta zhvillojnë nesër një takim për të biseduar për çështje të ndryshme. Njoftohet se një nga temat do të jetë edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa dokumenti për diskutim është përgatitur nga Shërbimi i Politikës së Jashtme të BE-së (EEAS). “Vëmendja duhet të kthehet në zbatimin e obligimeve ende të paplotësuara nga dialogu, duhet të përmirësohet atmosfera përmes lëvizjeve konkrete pozitive dhe të punohet në përparimin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim, dhe rrjedhimisht në të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë. “, thuhet në dokumentin e përgatitur për diskutim ministror. Përveç dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, ministrat e BE-27 do të diskutojnë situatën në Bosnjë e Hercegovinë, për të cilën Brukseli vlerëson se është aktualisht në “krizën më të keqe politike që nga miratimi i Dejtonit”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …