Disa politikanë të shteteve perëndimore iu janë drejtuar me një letër Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Ata kanë kërkuar nga Borrell, Blinken dhe Cleverly qasje më të ashpër ndaj Vuçiqit. Tendencat e Serbisë për t’i penguar zgjedhjet demokratike në Kosovë duhet që publikisht të kritikohet si interferim i juaj dhe duhet të ndërmerren masa konkrete për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse, nëse vazhdon t’i rrezikojë zgjedhjet e lira dhe demokratike”, thuhet në letrën drejtuar Josep Borrell, Anthony Blinken dhe James Cleverly. Sipas Tagesspiegel, letra është nënshkruar nga kryetarët e komiteteve të politikës së jashtme të Bundestagut, Michael Roth dhe Senatit të Amerikës, Bob Menendez, por edhe kryetarët e Komitetit të Jashtëm të Dhomës Britanike të Komunave dhe parlamenteve të Republikës Çeke, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë. Ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar të mësojë nga e kaluara jonë dhe të sigurojë që ne të mos ndjekim politika me qendër Beogradin në Ballkan”, thuhet në letër.