Dialogu Kosovë-Serbi

Tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë bërë tema kryesore edhe të mediave ndërkombëtare

Tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë bërë krye temë edhe të mediave ndërkombëtare, pas vendosjes së barrikada në veri të Mitrovicës. Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i njohur për dramat e tij, ka bërë me dije se ka ngritur nivelin më të lartë të gatishmërisë ushtarake. Mjaftuan këto deklarata që “BBC”-ja, “Sky News”-i, “AP”-ja dhe shumë media të tjera të raportojnë për tensionet në rritje në veri të Mitrovicës. “BBC”-ja ka raportuar se nga Prishtina zyrtare nuk ka pasur komente mbi pretendimet e serbëve se po bëhen kinse gati për sulm në veri të vendit. Ndërsa “AP”-ja ka theksuar se Serbia që është e armatosur me donacionet ruse, prej kohësh po kërcënon me ndërhyrje ushtarake. “France Press” ka raportuar se situatës aktuale i kanë paraprirë tensionet, ku pati të shtëna dhe shpërthime pas bllokimit të rrugëve. Kurse “Deutsche Welle” ka vlerësuar se tensionet në rritje ekzistojnë për më shumë se dy dekada pas luftës brutale në Kosovë. Serbët lokalë që 18 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …