Përpjekjet e Kishës Ortodokse Serbe për ta ruajtur ndikim e madh në Mal të Zi dhe përpjekjet e Kishës Ortodokse Malazeze për t’u pavarësuar nga kjo kishë kanë bërë që të ketë rritje të tensioneve në këtë shtet. Shumë protestues kanë vendosur pengesa në rrugën afër Cetinjës për ta pamundësuar ardhjen në këtë qytet të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije dhe Patriarku Porfirije në ceremoninë e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Protestuesit e shohin ceremoninë si një simbol të “pushtimit” të Malit të Zi dhe një përpjekje për ta futur Malin e Zi në të ashtuquajturën “botë serbe”. Protesta është kundërshtuar nga kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq . Ai vjen nga Fronti Demokratik pro-serb, parti kjo që udhëheq me qeverinë malazeze nga viti 2019. Në anën tjetër, protesta është përkrahur nga shoqatat kombëtare malazeze, pothuajse e gjithë opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Millo Gjukanoviq dhe përfaqësuesit e komunës së Cetinjës. Më 3 shtator, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Malit të Zi ka shprehur shqetësim për situatën e sigurisë para ceremonisë së planifikuar më 5 shtator ndërkohë, Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje të gjithë aktorëve, veçanërisht udhëheqësve politikë në Malin e Zi, që të ndihmojnë në uljen e tensioneve.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …