Tërë viti 2024 për Gjykatën Speciale në Hagë ishte i shoqëruar me gjykime, aktgjykime, bastisje e deri te aktakuzat e reja kundër administrimit të drejtësisë. Shumë prej të akuzuarve apeluan vendime e kundërshtuan parashtrime, disa të tjerë edhe pranuan fajin për akuzat me të cilat ngarkoheshin, duke arritur marrëveshje me Prokurorinë për pranim të fajësisë. Sabit Januzi, Haxhi Shala dhe Ismet Bahtijari pranuan fajësinë për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë dhe atë të frikësimit përmes një marrëveshje të arritur në mes tyre dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Kjo marrëveshje u arrit pak ditë para se të nisë gjykimi ndaj tyre në nëntor të 2024-tës. Shala ishte pajtuar për burgim me tri vite, Januzi me dy deri në dy vite e gjysmë kurse Bahtijari për dy vite burgim. Gjatë seancave për ndryshim të deklaratave të fajësisë, Bahtijari dhe Januzi ishin shprehur të penduar për krimet për të cilat e pranuan që i kanë bërë. Viti 2024 për Salih Mustafën dhe Pjetër Shalën ishte më shumë i procedurave vendimtare. Ndonëse vendimet ende nuk kanë marrë formën e prerë, Pjetër Shala u dënua me 18 vjet burg kurse, Salih Mustafës, Gjykata Supreme ia ktheu rastin sërish në Apel, duke ia ulur dënimin nga 22 në 15 vjet burg.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata e Apelit vërteton vendimin e Gjykatës Themelore në aktakuzën e Prokurorisë kundër Xh. Sveçlës, S. Zybës, F. Pacollit dhe D. Millakut
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila kishte konfirmuar …