Pas largimit të Njësisë Sepciale të Kosovës nga Jarinja dhe Bërnjaku, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se BE-ja dhe Serbia e kanë kuptuar se ka përfunduar epoka kur Kosova nënshtrohet.
Sveçla nuk përmend tërheqjen e turpshme, të njësive speciale as rivendosjen e KFOR-it në kufi, sikur në kohën para shpalljes së Pavarësisë, por lavdëron tërheqjen paqësore, nga vendi ku policia me urdhër të tij e të Kurtit kishte hyrë dhe kishte mbetur ngujuar nga barrikaduesit serbë. Lavdërimi i ka hije Xhelalit, sepse me të vërtetë është treguar trim, si gjithnjë pas luftës, edhe pse nuk dimë të ketë marrë guximin e t’i ketë vizituar forcat speciale gjatë kohës sa ishin në rrethim. Ai krenohet se Republika e Kosovës ka institucione demokratike dhe profesionale, por nuk ka treguar se në cilin vend të botës ka Njësi Policore Speciale “demokratike”. (RKL)