Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), njofton se ka tërhequr nga tenderi i shitjes njësinë nr. 27, njësinë nr. 28, njësinë nr. 29 dhe njësinë nr. 31. e paraparë për t’u shitur përmes Likuidimit nr. 46, që do të mbahet me datë 08 maj 2019.
“Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 46 përfshinë asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës dhe mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org. Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 08 maj 2019 në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave”, thuhet në njoftimin e AKP-së.